Gedafi: Izraeli do zhduket nga harta e botës

02/05/2010 12:45

Pas deklaratave të Mahmud Ahmadinexhad që ka deklaruar se Izraeli do zhduket nga harta e botës, një tjetër agresion verbal ndaj shtetit hebre vjen edhe nga kreu i Libisë, Muhamar Gedafi.

“Izareli do zhduket si një kokrrizë rëre në shkretëtirë nëse nuk do ndërtojë një shtet demokratik në të cilin izraelitët dhe palestinezët të kenë të njëjtat të drejta”, tha koloneli Gedafi në një intervistë të gjatë dhënë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Ai përgëzon presidentin Obama duke thënë se nuk ka bërë hapa falsë, por e ftoi atë të ndërmarrë aksione më të mëdha në Lindjen e Mesme për të kontrolluar armët e shkatërrimit në masë të Izraelit.

“Vetëm atëherë do arrijnë të bindin Iranin dhe gjithë rajoni do lulëzojë. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë luftërat do vazhdojnë. Izraeli do humbasë dhe do të zhduket”, përfundon Gedafi.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA