Mes hipotezave të ndryshme mbi motivet e aktit terrorist të mbetur në tentativë në “Times Square” në Nju Jork, qarkullon edhe njëra e cila e lidh sulmin me kompaninë e prodhimit të filmave të animuar “Viacom” e cila i ka zyrat e saj mjaft pranë vendit të neutralizimit të autobombës.
Lajmi publikohet nga mediat online amerikane ku thuhet se shkak për sulmin kundër gjigandit të prodhimit të “cartoons”, “Viacom” mund të jetë filmi “South Park” prodhuar nga kjo kompani, ku mes shakave të kripura të në filmin e aniumuar shfaqet edhe profet Muhamed i maskuar si një arush.
Në fakt sipas burimeve policore në adresë të “Viacom” kanë mbërritur disa kërcënime nga një faqe interneti radikale islamike njujorkeze pas publikimit të serialit më të ri të filmit.
Top Channel