Bërthamoret, Ahmadinexhad në Nju Jork

02/05/2010 10:05

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad është nisur nga Teherani për në Nju Jork ku do marrë pjesë në konferencën e Traktatit për plurifikimin nuklear.

Lajmin e bën të ditur televizioni shtetëror që citon Ministrinë e Jashtme. “Ahmadinexhad do ta mbaje fjalën gjatë ditës së parë të punimeve”, theksoi zëdhënësi i ministrisë.

Irani është një prej vendeve anëtare të kësaj konvente por nga ana tjetër perëndimorët pretendojnë se Teherani e e ka shkelur marrëveshjen me pasurimin e uraniumit për të ndërtuar armë nukleare. Irani ka këmbëngulur në vazhdimësi se program i tij nuklear ka vetëm qëllime paqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA