Lega Arabe, ndërmjetëse mes izraelitëve e palestinezëve
01/05/2010 21:50
Lega Arabe ka dhënë mbështetjen e saj për rifillimin e negociatave të drejpërdrejta izraelito-palestineze.
Shtohen kështu shpresat që këto bisedime mund të çojnë në rifillimin e proçesit të paqes.
Sekretari i Lidhjes Arabe, Amr Moussa ka konfirmuar mbështetjen për negociatat direkte, të mbështetura nga SHBA-të, pas një takimi në Kajro.
Bisedimet kanë ngrirë që prej ndërhyrjes izraelite në Gaza në fund të 2008-ës.
Top Channel