Tajlandë, manifestuesit zaptojnë spitalin

30/04/2010 13:00

Spitali i madh publik në Bangkok është pushtuar mbrëmjen e djeshme nga qindra protestues të cilët kërkonin forcat e sigurisë që ndodheshin brenda tij.

Për pasojë, ndërtesa është boshatisur pjesërisht dhe aktivitetet janë ndërprerë, me përjashtim të rasteve urgjente.

Tentativa e drejtorit të spitalit për të negociuar më “këmishët e kuqe” ka rezultuar e kotë.

Manifestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Abhisit Vajajiva, më pas janë kthyer në kampin e tyre pa gjetur policë e ushtare dhe mengjesin e sotëm kanë hequr barrikadat për të lejuar hyrjen e automjeteve në spital.

Në një fjalim televiziv, kryeministri ka dënuar veprimet e fundit të protestuesve, që kanë paralizuar shumë lagje të kryeqytetit, duke paralajmëruar se qeveria nuk do të lejojë aksione që përbëjnë një kërcënim për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA