Spanjë, lirohet ish-kreu i ETA-s

30/04/2010 13:10

Është kthyer në liri pas dy vjetësh burg ish-kreu i krahut të armatosur të organizatës separatiste baske, ETA, Ignacio Gracia Arregui, i akuzuar se ka urdhëruar vrasjen e mbretit të Spanjës Juan Carlos në vitin 1995.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave ish-numri 1 i ETA-s ishte arrestuar në vitin 2000 në Francë, ku ka shlyër tetë nga 10 vitet e burgimit për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

Në vitin 2008 ai u ekstradua në Spanjë, ku u gjykua për tentativën e vrasjes së mbretit. Ndërkohë, ditën e mërkurë gjykata vendosi lirimin e tij pasi dënimin për akuzat e ngritura Arregui e ka shlyer në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA