Siri, Mblidhet partia irakiane Baath

30/04/2010 01:50

Kryen për herë të parë në publik mbledhjen e saj partia partia irakiane në mërgim, Baath.

Takimi u organizua në Damask të Sirisë ku ndodhet i strehuar edhe Ghazuan Qubaisi, ish-guvernatori i Mosulit gjatë regjimit të Sadam Huseinit.

“Gjatë mbledhjes shtruam si objektiv kryesor nisjen e përpjekjeve për ribashkimin e partisë”, tha Qubaisi për mediat siriane.

Partia Baath është shpallur e jashtëligjshme në Irak, ndërkohë që qeveria irakiane këmbëngul në ekstradimin e lidërve të saj në Bagdad pasi akuzohen për organizim sulmesh terroriste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA