SHBA, protesta në ‘Wall Street’

30/04/2010 13:20

Mijëra veta kanë protestuar në ‘Wall Street’ të New York-ut, kundër rolit dominues të instituteve financiare.

Të zemëruar nga humbja e vendeve të punës dhe shpëtimi i bankave të mëdha me paratë e taksapaguesve ata kërkojnë që ndikimi i sektorit të investimeve dhe të dhënies së kredive nga këto sipërmarrje të kufizohen.

Organizimi i protestës u bë nga sindikatat dhe një grup i përfaqësive më orientim të majtë. Kreu sindikalist Richard Trumka e quajti një turp faktin që bankat nuk mbajtën asgjë përgjegjësi për krizën financiare të kohëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA