Obama: Ndihmë të pakufizuar për Luizianën
					 30/04/2010 03:15					
				
				
								
			Presidenti amerikan Barak Obama u ka premtuar amerikanëve se do bëhet ç’është e mundur për parandalimin e katastrofës ekologjike që kërcënon brigjet e Luizianës.
“Administrata dhe autoritetet do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për të përballuar situatën. Këtu përfshihet edhe përfshirja e Departamentit të Mbrojtjes dhe Marinës Ushtarake të cila kanë nisur menjëherë mjete e njerëz në Gjirin e Meksikës”, ka deklaruar Obama për mediat amerikane.
Dhjetra ton naftë u përhapën fundjavën e kaluar pas mbytjes së një platëforme nafte amerikane në Gjirin e Meksikës.
Top Channel