Nafta, Roja Bregdetare, kontroll brigjeve

30/04/2010 09:20

Roja Bregdetare amerikane po heton lajmet se nafta ka filluar të prekë bregun në Gjirin e Meksikës për shkak të vazhdimit të rrjedhjes në det të hapur.

Deri në 5 mijë fuci naftë në ditë mendohet të jetë derdhur në ujë pas shpërthimit të regjistruar javën e kaluar në platformën e naftës.

Presidenti Barack Obama ka premtuar se do të angazhojë cdo burim për t’i ardhur në ndihmë Rojës Bregdetare.

Ndërkohë, marina amerikane ka zbritur në fushë për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të katastrofës ambjentale.

Ndërsa Roja Bregdetare ka bërë të ditur se ka dërguar hetuesit e saj për të konfirmuar nëse nafta ka mbërritur në brigjet e Luizianës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA