Belgjikë, ndalohet burka në publik

30/04/2010 02:50

Mungesa e qeverisë dhe kriza e thellë politike që ka përfshirë vendin, nuk i ka penguar ligjvënësit belgë të kalojnë ligjin që ndalon veshjet e femrave islame, të cilat mbulojnë pjesërisht apo plotësisht fytyrën e tyre.

Ligji i ri kaloi me shumicën e parlamentit belg. Vetëm dy prej deputetëve vendas vendosën abstenimin ndërsa pjesa tjetër votoi po hyrjes në fuqi të masës së rë.

Në normën ligjore nuk përcaktohet shprehimisht nësë veshja e ndaluar është ferexheja apo niqabi, por përkufizohet se të gjithë përsonat të cilët ndodhen në një ambient publik më vel ose të maskuar totalisht ose pjesërisht, aq sa bëhen të paidentifikueshëm do të ndëshkohen më gjobë si dhe masë burgimi deri në 7 ditë.

Pas normës së re ligjore Belgijka behet vend i parë perëndimor që ndalon veshjet islamike duke i paraprirë Francës e cila ka deklaruar se do ta ndërmarrë një hap të tillë gjatë muajit maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA