Arizona, sfidohet ligji për emigrantët

30/04/2010 09:45

Ligji i ri dhe i ashpër kundër emigracionit në shtetin amerikan të Arizonës po përballet me betejën e parë ligjore të tij.

Kritikët thonë se ligji i ri, i cili u kërkon policëve që të marrin në pyetje të gjithë personat e dyshuar, mund të jetë ilegal dhe të shënjestrojë minoritetin hispanik.

Grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveria federale deklarojnë se mund të vazhdojnë betejën e tyre, duke shpresuar se edhe presidenti Barack Obama dhe këngëtarja Shakira do t’i bashkohen protestës.

Edhe pse shumica e popullsisë së Arizonës janë pro masës së re, ajo ka shkaktuar protesta të shumta dhe është cilësuar si kontroverse në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA