Afganistani, Kroacia do zgjerojë kontigjentin

30/04/2010 14:00

Parlamenti i Kroacisë ka arritur konsensusin për të zgjeruar misionin ushtarak në Afganistan në kuadër të ISAF, duke dërguar edhe 20 instruktorë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kroate, të cilat saktësojnë se shteti ballkanas ka në zonën e luftës 300 ushtarë.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i cili ndodhet për një vizitë në Zagreb, ka vlerësuar angazhimin e trupave kroate.

“Trupat kroate kanë bërë një punë të shkëlqyer”, ka deklaruar Rasmussen pas takimeve më presidentin Josipovic dhe kryeministren Jadranka Kosor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA