Zgjedhjet, Brown fokusohet tek ekonomia

29/04/2010 17:05

Kryeministri britanik Gordon Brown ka deklaruar se është i vendosur të fokusohet tek ekonomia para debatit të fundit televiziv, që do të zhvillohet një ditë pasi ai u dëgjua teksa cilësonte si “fanatike” një votuese.

Brown ka thënë se i kupton shqetësimet përsa i përket emigracionit, por ka theksuar se, “dje ishte dje, tani unë dua të flas për të ardhmen e ekonomisë”.

Edhe kandidatët e tjerë, David Cameron dhe Nick Clegg po përqendrohen gjithashtu tek ekonomia, përpara debatit të BBC që do të mbahet në Birmingam.

Mediat britanike shkruajnë se presin një performancë të mirë nga zoti Brown, i cili nuk do të luftojë vetëm për veten e tij, por edhe për të ardhmen e Partisë Laburiste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA