Talebanët rishfaqen në luginën e Suotit

29/04/2010 17:20

Guerrilasit talebanë kanë rifilluar të vrasin liderët lokalë në luginën problematike të Suotit, në Pakistan.

Ushtria pakistaneze e kishte shpallur luginën e Suotit të cliruar nga militantët pasi kreu një operacion të gjerë kundër tyre në vitin 2009.

Por një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka deklaruar se tre persona kanë mbetur të vrarë në sulmet e rebelëve në 10 ditët e fundit.

Ndërsa mediat lokale shkruajnë se personat e vrarë në 15 ditët e fundit janë shtatë. Militantët ishin shumë aktivë në kontrollin e rajonit që nga viti 2007.

Në 2009-ën ata filluan ta zgjeronin pushtetin e tyre përtej kufirit veri-perëndimor të provincës, duke nxitur kështu ushtrinë që të niste një ofensivë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA