Spanjë, 5 gjuhë në parlament

29/04/2010 11:00

Senatorët spanjollë kanë nevojë për përkthyes për t’u kuptuar mes tyre.

Dhoma e Lartë i dha dritën jeshile mundësisë për ndryshimin e rregullorës që do t’i lejojë përdorimin e pesë gjuhëve, kastiliane, baske, galiziane, katalanase dhe valenciane.

Do të jetë një ekip i fortë përkthyesish që do të bëjnë një punë të mirë për të mos i lënë udhë keqinterpretimeve në senatin më poliglot në historinë e Spanjës.

Propozimi ka ardhur nga 34 senatorë, që vijnë nga grupe të ndryshme nacionaliste dhe është mbështetur nga partia në qeveri, zëdhënësja e së cilës është senatorja Lleire Pajin. Ajo zotëron tre gjuhë, pasi ka lindur në vendet Baske, ka jetuar në Valencia dhe njeh mirë gjuhën kastilianeze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA