SHBA-Rusi, bisedime për adoptimin e jetimëve

29/04/2010 18:55

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbajtur një seri bisedimesh në Moskë lidhur me cështjen e adoptimit të jetimëve rusë nga familjet amerikane.

Avokati rus për të drejtat e fëmijëve, Pavel Astakhov deklaroi për BBC se një projekt/marrëveshje që do të garantojë sigurinë e fëmijëve të adoptuar do t’u paraqitet autoriteteve amerikane.

Ai theksoi se Rusia nuk do të lejojë adoptime derisa marrëveshja të nënshkruhet nga pala amerikane.

Masa e ashpër nga ana e Moskës vjen pasi një grua amerikane ktheu në Rusi një fëmijë të adoptuar, pa e shoqëruar atë.

7-vjecari mbërriti në aeroportin e Moskës pak ditë më parë me një letër nga gruaja në Tenesi, në të cilën ajo thoshte se, “nuk e dua më këtë fëmijë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA