Republikanët zhbllokojnë reformën financiare

29/04/2010 02:00

Republikanët i dhanë fund bllokimit të diskutimeve mbi reformën financiare, reformë kjo e propozuar nga presidenti Obama.

Njoftimi u dha prej kreut të Komisionit të Financave Kris Dod.

Ndërkohë për republikanët u duhet dhënë fund spekulimeve me reformën financiare në dëm të informimit të publikut amerikan.

Reforma financiare është propozuar prej kohësh nga presidenti Obama. Ai këmbëngul se pikërisht mungesa e rregullave në “Wall Street” çoi në gjunjëzimin e ekonomisë amerikane gjatë krizës globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA