Derdhjet e naftës, të premten në Luiziana
29/04/2010 04:50
Derdhjet e karburantit shkaktuar në Gjirin e Meksikës pas mbytjes së platëformës “Deepwater Horizon”, mund të arrijnë në brigjet e Luizianës më shpejt nga ç’ishte parashikuar nga specialistët.
Kështu nafta, sipas autoriteteve amerikane pritet të arrijë ditën e premte duke paralajmëruar edhe një katastrofë mjedisore.
Ndërkohë ende pa mbërritur në breg, autoritetet në Luiziana kanë hartuar një plan për pastrimin dhe uljen sa më shumë të efekteve të ndotjes në ambient.
Top Channel