Deklarohet e vdekur, gjendet e gjallë foshnja
29/04/2010 13:00
Një ngjarje mjaft e rëndë ka ndodhur në një prej spitaleve të Lemesos, në Qipro.
Një punonjëse sanitare ka gjetur ndërsa qante, në koshin e carcafëve të palarë një foshnje të sapolindur, të cilën mjekët e kishin cilësuar të vdekur.
Foshnja, sipas mediave vendase, të cilave u referohen ato greke, po lëvizte duart dhe po qante në momentin e gjetjes nga pastruesja. Bebja është cuar në gjendje tepër kritike në sallën e operacionit dhe mjekët po bëjnë c’është e mundur për ta mbajtur në jetë.
Policia qipriote ka nisur një hetim rreth rastit në fjalë që mund të cojë para drejtësisë bluzat e bardha.
Top Channel