Cad, mbi 100 të vdekur nga luftimet

29/04/2010 19:35

106 persona kanë vdekur në Cad, në luftimet që kanë shpërthyer mes ushtrisë dhe guerrilasve të Frontit Popullor për Rilindjen Kombëtare.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë lokale, i cili ka saktësuar se luftimet e ashpra janë regjistruar në lindje të vendit.

Dhuna në Cad prej disa kohësh kishte pësuar një rënie të ndjeshme, por së fundmi luftimet mes rebelëve dhe ushtrisë kanë filluar të ringjallen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA