Dihet prej kohësh që dy shqiptarë të Kosovës po lobojnë për pavarësinë e vendit të tyre duke udhëtuar me avion në një mision të jashtëzakonshëm.

Deri më tani ata kanë vizituar 30 shtete, ndërsa stacioni i radhës është Xhamajka.

Sic bën të diturRadio Kosova 38-vjeçari Xhejms Berisha, një pilot, i cili punon në Teksas, dhe Neil Spahiu, gazetar i pavarur, kanë cuar edhe në këtë shtet të largët zërin për një Kosovë të pavarur.

“Qëllimi ynë është që të rrisim ndërgjegjësimin e vendeve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, citohet të kenë thënë Berisha dhe Spahiu për mediat xhamajkiane, bën të ditur RTK-ja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA