SHBA rrezikon katastrofën ekologjike

28/04/2010 11:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikojnë të preken nga katastrofa më e madhe ekologjike në historinë e vendit.

Gjiri i Meksikës ngelet një nga zonat më të kërcënuara për shkak të rrjedhjeve të naftës në platformën “Deepëater Horizon”. Rrjedhjet vijnë nga një pjesë që ndodhet në 1500 metra thellësi dhe sipas zëdhënësit të Rojes Bregdetare Amerikane, nëse pusi nuk vihet nën kontroll, atëherë situata mund të bëhet dramatike.

Katër robotë nënujorë po punojnë për të mbyllur carjen e shkaktuar por deri tani përpjekjet e British Petroleum kanë shkuar kot. Njolla e ndotjes ka pushtuar një zonë rreth 1 mijë km katrorë. Një prej hipotezave më të mundshme për të shpëtuar ndotjen është që platformës t’i vihet flaka.

“Nëse nuk sigurojmë pusin kjo do të jetë një nga rrjedhjet më të mëdha në historinë e SHBA-së”, theksoi majori Mary Landry.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA