SHBA, lirohet vrasësi i Malcolm X

28/04/2010 10:35

I akuzuari i vetëm për vrasjen e liderit të popullsisë zezake amerikane Malcom X në SHBA, Thoma Hagan, është lënë i lirë në moshën 69-vjecare.

Për vrasjen e kryer në 21 shkurt të vitit 1965, Hagan u dënua si fajtori i vetëm dhe ai kaloi plot 44 vjet në burg. Ai u arrestua pak momente pas krismave në “Audubon Ballroom” në Manhattan ku u vra Malcom X.

69 vjecari, gjatë dy dekadave të fundit mori autorizimin për të punuar jashtë burgut por me detyrimin që dy ditë në javë t’i kalonte në burgun “Correctional Facility”. Hayer u dënua me burgim të përjetshëm dhe gjykatësi vendosi si kusht të pakthyeshem që ai të mos lirohej pa kaluar të paktën 20 vjet pas hekurave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA