Irak, Allawi: Po vidhen votat

28/04/2010 09:55

Ish kryeministri irakian, Ayad Allawi, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare ka kërkuar krijimin e një qeverie të përkohshme për shkak të tentativave të vazhdueshme për manipulim rezultati.

Kjo kërkesë vjen dy ditë pasi Komisioni Zgjedhor cilësoi të pavlefshme 52 kandidatura pasi ata dyshohen për lidhje me regjimin e Sadam Husein.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet një vendim edhe për shumë kandidatë të tjerë. Ne intervistën televizive, Allawi theksoi se po tentohet që të vidhen në masë votat e popullsisë irakiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA