Seanca gjyqësore kundër liderit të lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, është shtyrë sërish sot, për në 4 maj, për shkak të mungesës së Kurtit dhe avokatit të tij mbrojtës.

Kurti akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare dhe për thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.

Vetë Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA