Shefi i ICO-së, Peter Feith deklaroi se fokusi kryesor për institucionet e Kosovës duhet të jetë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe bashkëpunimi rajonal.

Në një ligjeratë të mbajtur para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë, Feith tha se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe Unioni Evropian do të vazhdojë të përkrahë politikisht dhe ekonomikisht Kosovën. Feith paralajmëroi mundësinë e shkarkimit të ministrave për shkak të korrupsionit.

Kosova ka perspektivë evropiane dhe institucionet e saj duhet të punojnë shumë për të arritur këtë synim.

Shefi i ICO-së foli edhe për mundësinë e shkarkimit të disa ministrave në Qeverinë e Kosovës, duke mos përmendur emra, por tha se së shpejti mund të priten zhvillime në këtë drejtim.

“Jeni të durueshëm dhe do të shihni do të ketë zhvillime në këtë drejtim”, tha Fajt para studentëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA