Presidenti i Bashkimit Europian, Herman van Rompuy ka deklaruar se negociatat me Greqinë po ecin përpara dhe sipas tij, nuk ka asnjë dyshim se ristrukturimi i deficitit të brendshëm është shumë i nevojshëm.

“Qëllimi është evitimi i planit që bashkon BQE-në, Eurogrupin, FMN-në dhe qeverinë geke”, shprehet kreu i BE-së. Sipas një zëdhënësi, kjo deklaratë kërkon të ritheksojë faktin se bisedimet për ndihmën po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur.

Van Rompuy ka shtuar se vendet e zonës Euro do takohen për këtë cështje në datën 10 maj. “Si president i Bashkimit Europian e kam për detyrim të mbledh Eurogrupin me krerët e shteteve dhe qeverive. Ata duhet të vendosin për cështjen e ndihmave”, përfundon presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA