Terrorizmi, në web zbulohet lidhja Al Qaida-imam

27/04/2010 21:45

Një mesazh në web ka forcuar edhe më tej tezën për lidhjen mes Al Kaedës dhe imamit radikal amerikano-jemenit Anwar al-Aulaqi, që SHBA-të kërkojnë ta eleminojnë.

Lajmin e kanë bërë të ditur qendra e vëzhgimit të faqeve islamike, Intelcenter.

Al Jazira ka shpërndarë një mesazh, në të cilin imami, që televizioni e përcakton si “drejtues i Al Kaedës”, është shprehur krenar që ka si dishepuj nigerianin e akuzuar për tentativën ndaj një avioni në Krishlindje dhe ushtarin që vrau kolegët e tij në një bazë ushtarake në Teksas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA