Sudan, Bashir zgjidhet president
27/04/2010 04:55
Pavarësisht akuzave për krime lufte në Darfur, presidenti sudanez Omar al Bashir u deklaroi fituesi i zgjedhjeve të mbajtura këtë muaj në vendin Afrikan.
Sipas autoriteteve zgjedhore në Sudan, Bashir u shpall fitues me 68 përind të votave, ndërkohë që lideri rebel i Lëvizjes për Liri, Salva Kir u shpall fitues në krahinën gjysmë-autonome në jug të vendit më 93 përqind të votave.
Zgjedhjet ishin zgjedhjet e para shumëpartiake në Sudan pas 24 vjetësh trazira e luftime.
Top Channel