Në vitin 2003, në afërsi të fshatit Sopot të Kumanovës, një automjet i NATO-së shkeli mbi një mjet shpërthyes dhe per pasoje humbën jetën dy ushtarë të aleancës dhe një shoqërues i tyre.

Menjëherë Ministria e Brendshme e Maqedonisë arrestoi të ashtuquajturit “terroristë shqiptarë”. Por edhe sot, ende nuk është hedhur dritë mbi shkaqet e shpërthimit dhe autorët e tij. Madje dyshimet janë shtuar.

Ndërsa në Sopot, familjarët e të burgosurve kanë hyrë në një grevë urie, duke kërkuar pafajësi. 160 vite burg janë dhënë për 11 shqiptare. Familjarët këmbengulin se të burgosurit janë të pafajshem, madje qershorin e shkuar ata protestuan para selisë së BDI-së.

Pas kesaj proteste u pergatit nje grup pune ne komisionin parlamentar per te drejtat e njeriut, por Gjykata e Apelit la ne fuqi denimin e dhene me pare dhe kjo beri qe at ate hynin ne nje greve urie nga e cila dolen te dielen.  Kushtet ekonomike ne te cilat jetojne familjaret e te denuarve jane te renda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA