Është mëngjes të shtune. Në Pogradec, një qytet që shpesh zgjidhet nga pushuesit si destinacion çlodhës, vetë vendasit përgatiten të nisin një aventurë jashtë qytetit e madje edhe jashtë Shqipërisë.

Çmimet e leverdisshme të Maqedonisë fqinje joshin me qindra e qindra pogradecarë për të shkuar atje qoftë edhe për blerjet më banale. Familja Tollaku është shkelëse e rregullt e kufirit. Ata shkojnë në Ohër, në Maqedoninë fqinje.

Një ikje që zgjedh gjithnjë e më shpesh fundjavave për të bërë pazar përtej kufirit, i cili ofron leverdi. Shpesh “arratisjen” zgjedhin ta bëjnë nga pika e kalimit kufitar në Tushemisht. Prej andej destinacioni është vetëm 40 kilometra larg me makinë, e cila edhe kur nuk zotërohet zëvendësohet me taksi, ku cmimi gjithmonë justifikon shpenzimet e ditës. Mbërrijmë në Ohër.

Një vëzhgim i përgjithshëm nëpër pikat e shitjes dhe mund të fillojë zyrtarisht pazari. “Vijme një herë në muaj, kur kemi kohë. Dalim nga monotonia, bëjmë ndonjë pazar dhe cmimet janë të arsyeshme. Na duket më mirë këtej sesa në Korcë e Tiranë”, shprehet Dyshka. Elvira i adhuron inkursionet në pazarin e Ohrit, sidomos për veshjet që mund të gjejë aty.

Fjala e fundit e modës mund të gjendet shumë më herët se në Shqipëri dhe për më tepër cmimet sipas saj, flasin vete. “Eshte mall i mirë, ka kualitet, cmimet jane shumë të lira. Ja këto pantallona psh, janë shumë të bukura, model i fundit dhe cmimi në dinarë është 1200, që ne lek shqiptare janë 13 mijë”, thekson Elvira.

Dalja nga kufijtë për këta njerëz ofron më shumë leverdi, argëtim por fakeqësisht edhe kënaqësinë që duhej t’ua dhuronte edhe pushimi në vendin e tyre. Edhe ata janë tërhequr nga Maqedonia dhe jo nga ndonjë qytet i Shqipërisë për të bërë shpenzimet e fundjavës, Anila na tregon se Maqedonia në këmbim nga vendlindja e saj, ofron shërbime më të mira.

“Eshtë fqinji ynë dhe na pëlqen. Kemi shumë ngjashmëri. Shërbimet janë shumë herë më të mira. Vijmë për shopping për t’u agëtuar, duam t’i shfrytëzojmë të dyja. Është i vetmi shtet që është më afër e mund të shkosh me lehtësi”, pohon Anila. Për bashkeshortin e Anilës, Seferin, dalja përtej kufirit juglindor sjell një pamje tjetër. “Mua këtu më tërheq ambienti. Eshtë më i sistemuar. Ka rregull më shumë se në Shqipëri”, thote ai.

Kjo ishtë një ditë e gjatë e tepër ritmike. Një ndër të shumtat që juglindasit ia lejojnë vetës duke shpenzuar para në xhepat e fqinjëve të tyre maqedonas. Por fatkeqësisht, në vend që të flasim për tradhëti ndaj atdheut nga këta qytetarë të zakonshëm të Shqipërisë, është ndoshta pikërisht atdheu i tyre ai që i ka tradhëtua ata, duke i detyruar që ta kërkojnë leverdinë e blerjeve më të thjeshta, kilometra të tëra larg.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA