SHBA ekstradon ish-diktatorin panamez në Francë

27/04/2010 01:05

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ditën e hënë ekstradimin e ish-diktatorit panamez Manuel Noriega për në Francë një fletë-arresti ndërkombëtar lëshuar prej Parisit.

Ekstradimi u zhbllokua pas firmosjes së urdhërave të ekstradimit prej Sekretares së Shtetit Hillari Klinton. Noriega akuzohet prej autoriteteve franceze për pastrim parash në sistemet bankare franceze.

Ish-diktatori francez pak më shumë se dy vjet më parë përfundoi dënimin prej 20 vitesh burg në burgun e Majemit në Florida, ku ishtë dënuar për trafik kokaine, shantazh dhe pastrim parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA