Kryeministri grek, Jorgos Papandreu i ka bërë thirrje qytetarëve helenë që të tregohen të matur dhe të ruajnë qetësinë.

Kreu i qeverisë është shprehur se vetëm kështu Greqia mund të kthehet në rrugën e duhur për ripërtëritjen e ekonomisë.

“Greqia ka nevojë për kohë dhe për qetësi që të ndërmarrë reforma të thella. Gjithcka duhet të ndryshojë në mënyrë që ekonomia e tronditur të rimëkëmbet”, ka pohuar Papandreu.

Greqia ndodhet në krizë të thellë ekonomike për shkak të deficitit të thellë buxhetor dhe i ka varur shpresat tek ndihma nga FMN dhe BE.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA