Papa: Të garantojmë të drejtat e emigrantëve

27/04/2010 22:25

Papa Benedikti XVI gjatë punimeve te Konferencës Episkopale Europiane ka kërkuar mbështetje për një jetë më të denjë për të gjithë emigrantët.

“Vazhdojmë të kërkojmë që të njihen të gjitha të drejtat e emigrantëve dhe të favorizojmë të drejtat e tyre për një jetë të denjë”, ka deklaruar Papa Benedikti XVI në mesazhin e tij gjatë punimeve të Këshillit Episkopal Europian.

Më tej Ati i Shenjtë ka kërkuar më shumë vëmëndje prej klerikëve kundrejt të gjithë personave që braktisin atdheun e tyre për një jetë më të mirë.

“Një përkujdesje e veçantë e Kishës duhet të drejtohet për të gjithë personat që kanë vendosur braktisjen e atdheut të tyre, për të mundësuar një jetë të denjë për ta”, tha më tëj Benedikti XVI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA