Mbetet besimi i grekëve tek qeveria Papandreu, por shumica e popullsisë helene është kundër ndërhyrjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kështu thotë një sondazh i transmetuar nga rrjeti televiziv grek “Mega”, i pari pas aktivizimit të mekanizmit mbështetës nga FMN dhe BE.

Sipas sondazhit, 70 përqind e të intervistuarve janë të mendimit se përfshirja e FMN-së është dicka negative për Greqinë.

Po ashtu, 60 përqind e të anketuarve janë shprehur kundër vendimit të ekzekutivit socialist për të aktivizuar ndihmat e ndërkombëtarëve.

Gjithësesi, besimi tek qeveria Papandreu mbetet i lartë, në kuotën 50 përqind, ndërsa partia PASOK gëzon një avantazh të lehtë me 9 përqind ndaj partisë kryesore të opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA