Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kouchner ka deklaruar se shpreson që si Serbia, ashtu edhe Kosova të jenë të pranishme në samitin mes BE-së dhe Ballkanit, që do të mbahet më 2 qershor në Sarajevë.

Në një intervistë për një të përditshme kosovare, Kouchner ka folur edhe për cështjen e liberalizimit të vizave, duke u shprehur se nuk është e drejtë që Kosova të lihet jashtë këtij procesi.

Më tej, i pyetur për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, Shefi i diplomacisë franceze ka theksuar se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të zgjidhur cështje si korrupsioni apo krimi i organizuar.

Ndërsa përsa i përket integrimit, ai ka shtuar se vendimi për anëtarësimin e Kosovës në BE do të merret nga vetë unioni, duke nënvizuar se nuk do të merret parasysh vendimi i GJND-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA