Kirgizstan, Bakiyev akuzohet për vrasje

27/04/2010 10:35

Presidenti i rrëzuar i Kirgizstanit, Kurmanbek Bakiyev është akuzuar në mungesë për organizim të vrasjeve masive.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i përkohshëm i shtetit, Azimbek Beknazarov, i cili ka deklaruar se Kirgizstani do të kërkojë ekstradimin e Bakiyev nga Bjellorusia për t’u përballur me ligjin.

Bakiyev u rrëzua nga protestat e dhunshme që nisën më 7 prill, kur mbi 80 persona mbetën të vrarë.

Qeveria e përkohshme thotë se administrata e Bakiyev udhëroi trupat ushtarake që të hapnin zjarr ndaj protestuesve.

“Ne do të kërkojmë ekstradimin e Bakiyev në Bishkek për ta nxjerrë atë përpara përgjegjësive kriminale”, ka deklaruar Beknazarov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA