Shefi i misionit EULEX, Yves de Kermabon ka deklaruar se përfshirja e policëve rumunë në kontrabandën e alkoolit është një incident i papranueshëm, por që nuk zbeh angazhimin e misionit në vendosjen e rendit dhe ligjit.

“Gjithmonë është e vështirë të pranohen incidente të tilla për një mision sic jemi ne, për vendosjen e rendit dhe ligjit. Por më lejoni të saktësoj se asnjë organizatë humanitare nuk është e përkryer”, ka pohuar Kermabon.

Ai ka shprehur bindjen e tij se incidenti me policët rumunë nuk do ta rrezikojë punën e EULEX-it në Kosovë, pasi qytetarët e këtij vendi janë të vetëdijshëm për qëllimet pozitive të misionit.

Policët rumunë të përfshirë në kontrabandën e alkoolit dhe duhanit janë përjashtuar nga misionit EULEX dhe lidhur me ngjarjen është hapur një proces hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA