Iraku, “AI”: Pasiguria politike po rrit dhunën

27/04/2010 10:05

Një raport i “Amnesty International” ka paralajmëruar se zgjatja e pasigurisë politike në Irak po kontribuon në rritjen e vdekjeve në radhët e civilëve.

Grupi për të drejtat e njeriut ka vënë në dukje se mbi 100 civilëve kanë mbetur të vrarë vetëm në javën e parë të muajit prill.

Shumë prej tyre janë eleminuar nga grupet e armatosura për shkak të besimit fetar, etnisë apo identitetit seksual, thotë raporti.

Rezultati i zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar nuk ka qenë ende përfundimtar, gjë që ka sjellë shumë tensione politike.

Ditën e hënë, ish-kryeministri Iyad Allawi tha se partia e tij Aleanca Irakene, do të apelojë kundër skualifikimit të 52 kandidatëve në zgjedhje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA