Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka gati dy muaj që nuk përdor avionin qeveritar në udhëtimet zyrtare.

Kështu bëjnë të ditur mediat maqedonase, sipas të cilave kreu i qeverisë ka zgjedhur të udhëtojë me kompanitë ajrore normale nga frika e ndonjë komploti në ajër.

Kështu, në samitin e Bërdosë, Gruevski ka udhëtuar me kompaninë sllovene “Adria Airways” dhe stafin e tij prej 20 vetësh e ka sistemuar mes pasagjerëve të thjeshtë.

Megjithatë, mediat që kanë publikuar lajmin nuk kanë saktësuar se cilët mund të jenë armiqtë eventualë të kryeministrit Gruevski, të cilët do të donin vdekjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA