Greva e transporteve paralizon Portugalinë

27/04/2010 21:15

Një grevë e punonjësve të transportit publik ka paralizuar sot Portugalinë.

Sindikatat janë shprehur kundër ngrirjes së rrogave të prashikuara nga masat antikrizë të qeverisë së socialistit të Jose’ Socrates.

Sindikatat e hekurudhave kanë kundërshtuar gjithashtu edhe planin e qeverisë për të privatizuar pjesë nga transporti hekurudhor.

Kjo është greva e parë e përfaqësuesve të transportit që prej 2003-shit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA