“Kemi para vetëm për 22 ditë”. Kështu ka deklaruar ministri grek i Financave, Jorgo Papaconstantinou, i cili gjatë një fjalimi në Parlament ka theksuar se Greqia s’kishte rrugë tjetër vecse të pranonte ndihmën nga FMN dhe BE.

“Ekziston një datë e rëndësishme, 19 maji, kur duhet të shlyejmë miliarda euro borxh. Deri atëherë kemi lekë, por më pas nuk e dimë”, ka pohuar Papaconstantinou.

Pikërisht në momentet kur Athina po negocion me FMN dhe BE, ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga ardhja e këtyre borxheve.

Por edhe në këtë drejtim shteti helen po has probleme për shkak të kundërshtimeve të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka deklaruar se Greqia duhet të tregojë se ka aftësi të rikthehet në rrugën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA