Qeveria gjermane do të vendosë në lidhje me ndihmën financiare për Greqinë pas bisedimeve direkte mes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Athinës zyrtare.

Lajmi është njoftuar prej zv.kancelarit dhe ministrit të Jashtëm gjerman Guido Vestervelle, duke riktheksuar se Berlini kërkon garanci dhe plane afatgjata ekonomiko-financiare prej qeverisë greke.

Gjermania, megjithë rënien dakort parimisht për akordimin e ndihmës prej BE-së për Athinën, refuzoi miratimin e saj pa garanci për të ardhmen. Ndërkohë nga Greqia vijnë lajme jo të mira. Deklarata e ministrit të Financave greke Papakonstantinu se vendi ndodhet në humnerë financiare pasi ka para deri më datë 19 maj, ka tronditur bursat europiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA