Francë, Noriega del para prokurorëve

27/04/2010 15:00

Ish-lideri i Panamasë, Manuel Noriega ka dalë përpara prokurorëve francezë pas ekstradimit të tij nga Shtetet e Bashkuara dhe do të luftojë kundër akuzave të ngritura ndaj tij.

Lajmin e kanë bërë të ditur avokatët e tij, sipas të cilëve Noriega do t’i argumentojë gjykatës franceze se nuk ka juridiksion për ta gjykuar atë, duke qenë se ai është imun ndaj hetimit dhe sepse statuti i kufizimit ka përfunduar.

Noriega është dënuar në Francë në mungesë në vitin 1999, nën akuzën e pastrimit të parave, ndërsa tani do të përballet me një proces të ri.

Ai ka kaluar mbi 20 vjet në burg në Shtetet e Bashkuara, të cilat e akuzojnë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ditën e hënë, sekretarja e Shtetit Hillary Clinton firmosi “mandatin e dorëzimit” dhe Noriega u mor në aeroportin e Majemit prej nga u dërgua për në Francë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA