Belgjikë, mbreti pranon dorëheqjen e Leterme
27/04/2010 01:50
Mbreti belg, Alberti II pranoi shkrirjen e kabinetit qeveritar dhe dorëheqjen e kryeministrit Iv Leterme.
Me pranimin e dorëheqjes së Leterme prej mbretit zhduken tentativat për të shpëtuar vendin nga kriza politike dhe për të menjanuar zgjedhjet e parakohëshme, për të cilat mediat vendase shkruajnë se mund të mbahen në 6 ose 13 qershor.
Gjatë fundjavës u zhvilluan bisedime mes fleminëve dhe frankofonëve për të paraqitur një marrëveshjë para parlamentit brenda datës 29 qershor, bisedime këto që dështuan dhe që sollën largimin e liberalëve fleminë prej qeverisë.
Top Channel