Bangkok, protestuesit bllokojnë “Skytrain”

27/04/2010 08:00

Është ndalur për shkak të një akti sabotimi nga një grup protestuesish metroja e ngritur e Bangkokut, e njohur ndryshe si “Skytrain”.

Mbështetësit e ish-kryeministrit Thaksin Shinawatra kanë hedhur goma tek binarët, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Për pasojë kompania që menaxhon “Skytrain” ka pezulluar qarkullimin në të dy linjat, duke rënduar trafikun në kryeqytet.

Protestuesit, të njohur ndryshe si “këmishët e kuqe”, kërkojnë nga qeveria aktuale shkrirjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA