Australia harton skemën kundër emetimeve

27/04/2010 10:45

Qeveria australiane ka hartuar planet për skemën e emetimeve të gazrave, si pjesë kyce të strategjisë së saj për ambjentin.

Ajo ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të kaluar masat në Parlament, por është bllokuar në Senat, ku ekzekutivi nuk gëzon shumicën.

Qeveria nuk pritet të aplikojë skemën të paktën deri në vitin 2013. Kryeministri Kevin Rudd fajësoi opozitën për mos dhënien e mbështetjes së saj për masat dhe për ngadalësim të progresit global në cështjen e emetimeve.

Më herët Rudd e ka cilësuar cështjen e ndryshimit të klimës si sfidën më të madhe morale të brezit tonë dhe ka bërë thirrje që t’i vihet fre ndotjes së ambjentit duke miratuar skemën për kufizimin e emetimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA