Presidenti serb Boris Tadic ka diskutuar me bashkëpunëtorët e tij hartimin e një plani për rikthimin e antenave të telefonisë së lëvizshme serbe në Kosovë.

Tadic ka bërë të ditur se do t’i drejtohet edhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen e kësaj cështjeje kaq të rëndësishme për serbët.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Kuvendi serb, i cili e ka cilësuar veprimin e qeverisë së Prishtinës si një presion të Kosovës.

Ndërsa kryeministri Mirko Cvetkovic e ka vlerësuar ngjarjen si një problem serioz dhe ka premtuar se qeveria e tij do të bëjë gjithcka për rikthimin e antenave të telefonisë në enklavat serbe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA