Alpinizëm, koreano-jugorja ngjit Anapurnën

27/04/2010 14:00

Koreano-jugorja Oh Eun Sun ka arritur majën e Anapurnës, duke u bërë kështu gruaja e parë që ka ngjitur 14 maja malesh që shkojnë mbi 8 mijë metra lartësi.

Anapurna ishte 8 mijë metërshi i fundit që i duhej Sun për të kompletuar sipërmarrjen e saj, mbi të cilën gjithësesi rëndojnë dyshime.

Sipas disa ekspertëve, ajo nuk ka arritur në kulmin e Kancenjungës, maja e tretë në botë për nga lartësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA